Profili i Firmës

O.E.S DISTRIMED është themeluar në Tiranë, si kompani private me pergjegjësi të kufizuara me kapitale të përbashkëta midis themeluesve Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj, më 14 Mars 2003. Me memorandum të shoqatës së kompanisë është përcaktuar objektivi i kompanisë O.E.S DISTRIMED, si kompani tregëtare import-eksport në fushën e mjekësisë dhe shëndetsisë. Misioni ynë është që të ofrojmë pajisje bashkëkohore të cilësisë së lartë me çmime të arsyeshme për të krijuar kushte sa më optimale për kujdesin shëndetsor anembanë Shqiperisë.

Përgjatë 8 viteve të fundit, ne jemi bërë një nga importuesit dhe furnizuesit kryesorë të tregut të pajisjeve mjekësore në Shqipëri, me një rritje të shpejtë të prezencës sonë në tregun e fushës së mjekësisë në vëndin tonë. Suksesi ynë është rrënjosur thellë në marrdhëniet korrekte dhe të pandërprera me klientët tanë, duke investuar çdo vit, afërsisht 10% të të ardhurave për promocion, përmirësim dhe zgjerim të shërbimeve tona.
Stafi ynë, me 2 Inxhinierë Biomedikalë si dhe 9 punonjës të tjerë të arsimuar me përkushtimin e tyre në punë ka krijuar një platformë të besueshme për klientët tanë të fushës së pajisjeve elektronike mjekësore. Ne aktualisht ofrojmë rreth 1500 produkte të ndryshme që përfshijnë Pajisje Elektronike Mjekësore; Pajisje Laboratorike dhe Diagnostikuese; Produkte të konsumuesheme spitalore; Produkte para-farmaceutike dhe Faramaceutike. Në të ardhmen ne synojme që të vazhdojmë të zgjerojmë çdo vit, gamën e produkteve që ne ofrojmë.
Ne jemi të ndërgjegjshëm që rritja dhe përmiresimi i performancës sonë vjen nëpërmjet rritjes së cilësise dhe çmimeve konkuruese të produkteve që ne ofrojmë në treg. Ne kemi shpërndarë produkte dhe pajisje në më shumë se 36 Drejtori të shërbimit parësor të shëndetit publik në Sistemin Shëndetsor të Republikës së Shqipërise, si dhe në drejtori rajonale spitalore të tjera.
Në tregun privat që është gjithashtu shumë i rëndësishëm ne regjistrojmë më shumë se 310 klientë (Kryesisht distributorë shitje) të cilët rriten mesatarisht 20% çdo vit kalendarik.

Ne jemi liçensuar nga Ministria e Shëndetsisë e Republikës së Shqipërisë në fushën e Mjekësisë dhe Farmaceutikës dhe jemi anëtarë të Dhomës së Industrisë dhe Tregëtisë të Republikës së Shqipërisë.

Vizioni i Kompanisë sonë është të mbajmë një pozicion predominues në tregun e brëndshëm mjekësor në vëndin tonë.

Synimi ynë është që ne te jemi një nga 3 Distributorët më të mëdhenj në fushën mjekësore në Shqipëri.